Presidenti i kërkon Matteo Renzit shtyrjen e dorëheqjes

Evropë

Presidenti i kërkon Matteo Renzit shtyrjen e dorëheqjes

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:09
Matteo Renzi

Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella i kërkoi sot në mbrëmje kryeministrit italian, Matteo Renzi të shtynte dorëheqjen për të mundësuar miratimin e buxhetit 2017 në Parlament, sipas komunikatës së presidencës.

Kryeministri italian, Matteo Renzi mbërriti sot në mbrëmje në Quirinal, selia e presidencës italiane, për t’i paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit, Sergio Mattarella.

Matteo Renzi kishte njoftuar më herët se do të jepte dorëheqjen pas jo-së masive në referendumin kushtetues, që e mbrojti prej disa muajsh.

Mediat italiane spekuluan mbi mundësinë se kjo dorëheqje nuk do të pranohej, por do të shtyhej për disa ditë për të mundësuar votimin përfundimtar në Parlament të buxhetit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat