Grushti i shtetit - Gjykata greke: Tre ushtarë të arratisur do ekstradohen në Turqi

Evropë

Grushti i shtetit - Gjykata greke: Tre ushtarë të arratisur do ekstradohen në Turqi

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 20:48
Greqi, arrestimet

Vetëm një ditë pasi mori vendimin për të mos ekstraduar tre gjeneralë që u arratisën pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, gjykakta e Greqisë ka vendosur se tre ushtarë duhet të ekstradohen me qëllim që të gjykohen në vendin e origjinës. Mbrëmjen e 15 korrikut pati në total tetë antarë të ushtrisë që u larguan drejt Greqisë, vend në të cilin kërkuan azil. Vendimi për të ekstraduar ose jo dy ushtarët e mbetur do të merret ditën e enjte.

Gjykata e Greqisë ka vendosur se tre nga tetë ushtarët që u arratisën drejt territorit grek për të kërkuar azil pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi, do të ekstradohen për t’u gjykuar në vendin e tyre të origjinës.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, ndërkohë që pritet një apelim i vendimit.

Në total, ishin tetë anëtarë të ushtrisë turke të cilët u larguan nga Turqia.

Një ditë më parë gjykata vendosi se tre gjeneralë të lartë nuk do të ekstradohen me argumentin se jeta e tyre nuk do të jetë e sigurt në rast se do të kthehen.

Megjithatë, gjyqtarët morën vendimin për të ekstraduar tre ushtarë të thjeshtë, ndërkohë që për dy të fundit verdikti do të jepet ditën e enjte.

Çështja e ushtarëve të arratisur është pritur me mjaft interes.

Organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për mos-ekstradim, pasi sipas tyre jeta e ushtarakëve mund të rrezikohet.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Ankaraja zyrtare ka deklaruar se ka pritshmëri nga Athina për ekstradimin e personelit ushtarak të arratisur gjatë mbrëmjes kur ndodhi edhe tentativa për rrëzimin e Qeverisë.

Një tjetër çështje e debatueshme ka qenë mënyra e trajtimit të të burgosurve në burgjet turke.

Vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht Turqinë se po përdor torturat ndaj ushtarëve të arrestuar, akuza që janë hedhur poshtë menjëherë nga qeveria e Ankarasë.

Presidenti Erdogan dhe kryeministri Yildirim kanë paralajmëruar rikthimin e dënimit me vdekje për të dënuar puçistët, duke argumentuar se ky është vullneti i popullit.

Kjo çështje si dhe një sërë problematikash të tjera kanë sjellë një ngërç në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat