Prokurorët e OKB-së kërkojnë dënim me burg të përjetshëm për Ratko Mladicin

Evropë

Prokurorët e OKB-së kërkojnë dënim me burg të përjetshëm për Ratko Mladicin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 14:52
Ratko Mladic

Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar sot që Ratko Mladic të dënohet me burg të përjetshëm.

Ata u kanë thënë gjykatësve në Hagë se duhet ta dënojnë dhe burgosin ish shefin e ushtrisë serbo-boshnjake për orkestrimin e barbarizmave gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-95.

Prokurori Alan Tieger, u ka thënë sot gjykatësve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë se do të ishte fyerje për viktimat, të gjalla dhe vdekura, si dhe fyerje ndaj drejtësisë nëse Mladicit nuk i shqiptohet dënimi më i rëndë i mundshëm në bazë të ligjit: Dënimi me burg të përjetshëm.

Tieger i ka bërë këto komente në fund të argumenteve përmbyllëse të prokurorëve në përfundim të gjykimit të Mladicit, për akuzat për gjenocid, vrasje dhe terror.

Vendimi i gjykatës pritet të jepet në fund të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat