Haga kërkon burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiçin

Evropë

Haga kërkon burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiçin

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 19:44
Ratko Mlladiç

Prokurorët i kërkuan sot një gjykate të OKB-së në Hagë burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiçin, gjeneralin serb të Bosnjes, i akuzuar për vrasjen e mijëra muslimanëve të Srebrenicës në vitin 1995.

Kundër 74-vjeçarit Mlladiç janë ngritur dy akuza për gjenocid, pjesë e përpjekjes së tij për të ndërtuar një shtet etnikisht të pastër serb në Bosnjen shumetnike, së bashku me kreun politik Radovan Karaxhiç, i cili u dënua në muajin mars me 40 vjet burg.

Në mbyllje të gjykimit katërvjeçar, prokurorët përdorën dokumente dhe prova filmike për të argumentuar se Mlladiçi kishte dhënë personalisht urdhër për të vrarë muslimanët në Srebrenicë, pas përpjekjeve sistematike për t’i lënë ata të vuanin urie, akuza që Mlladiçi i mohon.

Gjykatësit pritet ta japin vendimin dhe dënimin vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat