Marine Le Pen: Jo më shkollim falas për të huaj, iku ajo kohë!

Evropë

Marine Le Pen: Jo më shkollim falas për të huaj, iku ajo kohë!

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:36
Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund, arsimit falas për fëmijët e të huajve, shkruan BBC.

Në një fjalim në Pari, kandidatja e Frontit Kombëtar për presidente në vitin 2017, tha se ajo nuk kishte asgjë kundër të huajve: "I shpreh solidaritetin tim të gjithë francezëve. S’kam asgjë me të huajt, por u them atyre: Nëse ju vini në vendin tonë, mos prisni më që shteti të merret me ju, t’ju mjekojë dhe që fëmijët tuaj të edukohen  falas. Kjo periudhë ka mbaruar. "Pushimi i madh" mbaroi!” – theksoi ajo.

Marine Le Pen është pritur të jetë një nga dy kandidatët që do të kapin raundin e dytë dhe atë final në zgjedhje në maj.

Kush do të jetë presidenti i Francës në 2017-ën?

Sondazhet e fundit thonë se ajo është duke përparuar sup më sup për raundin e parë me kandidatin e qendrës së djathtë, Francois Fillon, që u zgjodh në primaret kombëtare në fund të nëntorit.

Megjithatë, rreth 2/3 e votuesve do të zgjidhnin z.Fillon në vend të znj. Le Pen në raundin vendimtar.

Qëkurse Marine Le Pen mori përsipër drejtimin e partisë Fronti Kombëtar nga babai i saj, 6 vjet më parë, ajo ka punuar shumë që ta "çtoksikojë" imazhin e partisë ekstremiste dhe të tërheqe votuesin e zakonshëm.

Fushata e saj presidenciale nuk mban asnjë gjurmë të emrit të partisë që ajo mban dhe shfaq një rozë në blu, duke huazuar imazhe nga të dyja krahët, nga e majta dhe e djathta. Partia ka vazhduar të pfokusohet tek reduktimi I emigracionit dhe deportimi I emigrantëve të pakligjshëm e po aq edhe në ndarjen nga BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat