Greqia paralizohet nga një grevë e përgjithshme

Evropë

Greqia paralizohet nga një grevë e përgjithshme

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:46
Protestat në Greqi

Zyrtarë, marinsa, nëpunës bankash, Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe për të protestuar kundër një pakete të re të masave shtrënguese që pritet të miratohen këtë fundjavë nga Parlamenti me kërkesë të kreditorëve të vendit.

Sindikatat kryesore si ato publike apo private bënë thirrje për këtë grevë të përgjithshme, e para në radhë prej pranverës për të denoncuar masat e reja që kanë si objektiv uljen e pagave dhe rritjen e taksave.

Punonjësit e transportit hekurudhor dhe mjekët në shtet janë gjithashtu pjesë e grevistëve, ndërsa gazetat mungonin në kioskat e shitjes, në vijim të një greve të gazetarëve të nisur një ditë më parë.

“Do të kundërpërgjigjemi ndaj masave shtrënguese represive, varfërisë dhe skamjes… një herë e përgjithmonë do të përballemi me kërkesat absurde nga ana e kreditorëve BE-FMN”, deklaroi sindikata kryesore e sektorit privat GSEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat