Greqi: Dy ushtarë turq nuk do të ekstradohen në Turqi

Evropë

Greqi: Dy ushtarë turq nuk do të ekstradohen në Turqi

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:58
Ilustrim

Një gjykatë greke ka vendosur sot kundër ekstradimit të dy ushtarëve turq që u larguan për në Greqi me helikopter në muajin korrik pas dështimit të grusht-shtetit kundër qeverisë në Ankara, raporton Reuters.

Këta dy ushtarë kanë qenë pjesë e një grupi prej tetë ushtarëve që u larguan drejt Greqisë.

Vendimi i sotëm e çon në pesë numrin e ushtarëve që Greqia nuk do i kthejë në Turqi.

Gjykatësit grekë megjithatë kanë vendosur që tre nga ky grup ushtarësh duhet të kthehen në Turqi.

Procesi disa mujor gjyqësor ka nxjerrë në sipërfaqe lidhjet edhe ashtu të tensionuara në mes të Athinës dhe Ankarasë, të dy vende anëtare në NATO që kanë mospajtime rreth Qipros dhe hapësirës ajrore mbi Egje.

Ushtarët kërkojnë azil politik në Greqi duke thënë se jetërat e tyre do të mund të rrezikoheshin në Turqi, vendin ku autoritetet janë duke arrestuar, paraburgosur dhe larguar nga puna një numër të madh të pjesëtarëve të forcave të armatosura dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Ankaraja i akuzon të tetë ushtarët si të përfshirë në përpjekjen për grusht-shtet, ndërsa tani i konsideron tradhëtarë. Të tetë ushtarët i kanë hedhur poshtë akuzat.

Vendimi i gjykatësve grekë për kthimin e tre ushtarëve turq nga ky grup mund të kundërshtohet në Gjykatë Supreme të Greqisë.

Të mërkurën, ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka bërë thirrje për ekstradim të menjëhershëm të tetë ushtarëve nga Greqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat