Erdogan zëvendëson dollarët me lira turke

Evropë

Erdogan zëvendëson dollarët me lira turke

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 18:26
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zëvendësuar të gjithë dollarët me lira turke, për t’u dhënë shembull qytetarëve pas thirrjes së tij, që monedhat e huaja t’i zëvendësojnë me lira turke, për të forcuar vlerën e valutës kombëtare, njoftoi AP.

Erdogan javën e kaluar u bëri thirrje qytetarëve që kursimet e tyre në valuta të huaja dhe në ar, t’i kthejnë në lira turke, për të rritur vlerën e monedhës kombëtare, vlera e së cilës ka rënë në 3.5 lira me 1 dollar, që është niveli më i ulët në 10 vitet e fundit.

Shtetasit turq ruajnë dollarë, euro, ose paratë i investojnë në ari, në mënyrë që të minimizohen rreziqet në rast të zhvlerësimit të shpejtë të monedhës kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat