Populisti i krahut të djathtë Wilders shpallet fajtor për gjuhën e urrejtjes

Evropë

Populisti i krahut të djathtë Wilders shpallet fajtor për gjuhën e urrejtjes

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:36
Populisti holandez i krahut të djathtë, Geert Wilders

Populisti holandez i krahut të djathtë, Geert Wilders është shpallur fajtor për gjuhën e urrejtjes, pasi udhëhoqi një kor kundër marokenëve në një tubim fushate të vitit 2014.

Një gjykatë në Amsterdam e shpalli fajtor politikanin anti-islam me akuzën për diskriminim dhe nxitje të urrejtjes, në një fjalim që thuhet se ai shkeli kufijtë e fjalës së lirë.

Megjithatë, Wilders nuk do të përballet me dënim dhe do të jetë në gjendje të mbajë postin e tij si anëtar i parlamentit holandez.

Wilders nuk mori pjesë në seancën gjyqësore të sotme dhe është shprehur se do të apelojë vendimin pasi pretendon se është i motivuar politikisht.

Holanda do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat