Rotherdam: Arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm

Evropë

Rotherdam: Arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:29
Policia në qytetin holandez Rotherdam

Policia në qytetin holandez Rotherdam ka arrestuar sot një 30 vjeçar në banesën e të cilit është gjetur edhe një armë e tipit Kallashnikov me dy karikatorë të mbushur i cili dyshohet se ka planifikuar një sulm terrorist.

Sipas Prokurorisë së Shtetit të Holandës policia ka bastisur banesën e të dyshuarit pasi që shërbimet e sigurisë së Holandës kanë paralajmëruar se personi mund të jetë i lidhur me terrorizmin, transmeton Reuters.

Në banesën e të arrestuarit po ashtu janë gjetur edhe katër kuti me pajisje eksplozive.

Sipas Reuters me rastin e bastisjes është gjetur edhe një fotografi e madhe me flamurin e ISIS-it disa telefona mobilë dhe para të gatshme.

 Zëdhënësi i Prokurorisë Vim de Bruin ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.

 “Në këtë moment kemi vetëm një të dyshuar”, ka thënë De Bruin duke mos përjashtuar mundësinë për arrestime tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat