Kurz: Fokusimi kryesor do të jetë lufta kundër xhihadistëve

Evropë

Kurz: Fokusimi kryesor do të jetë lufta kundër xhihadistëve

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 18:56
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz tha sot se gjatë presidencës së tij të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të përqendrohet në luftën kundër islamikëve radikalë.

"Ne kemi më shumë se 10.000 njerëz nga vendet e OSBE-së, të cilët kanë shkuar në Irak dhe Siri për të mbështetur terrorizmin dhe të ashtuquajturin Shteti Islamik dhe kur të kthehen në komunitetet tona, përfaqësojnë një kërcënim masiv të sigurisë për të gjithë ne", tha Kurtz, i cili në janar do të merr kryesimin e OSBE-së.

Kurtz u tha gazetarëve pas një takimi dy-ditor të ministrave të OSBE-së, se temë diskutimi ishte ideologjia e lëvizjeve xhihadiste në Evropë, përveç luftimeve në Lindjen e Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat