Shefja e FMN-së në gjykim për një mega skandal financiar

Evropë

Shefja e FMN-së në gjykim për një mega skandal financiar

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 18:11
Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde

Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, nën gjykim duke nisur nga dita e hënë në Francë ka thyer “tavanin e qelqit” për të hyrë në rrethin e mbyllur të liderëve ekonomikë të globit ku ia doli me sukses të ushtrojë autoritetin e saj.

Në përfundim të një shkëlqimi meteorik, ajo mori komandat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në 2011 pas një kontrate rekord jetëgjatësie në krye të Ministrisë së Ekonomisë franceze (2007-2011) dy funksione mjaft prestigjioze që nuk i kishte mbajtur kurrë më parë një grua, raporton CNN.

Kjo CV unike do të ishte padyshim e panjollosur nëse në moshën 60 vjeçare, gjykata franceze do ta shpallte fajtore për “neglizhencë” zanafilla e një keqpërdorimi gjigant të fondeve publike kur ajo mbante postin e ministres.

“Deri më tani, rrugëtimi i saj i largohet mjaft të zakonshmes, madje avokates së re në fillim të karrierës i refuzohet një vend pune për një arsye të thjeshtë pasi më thanë se ju jeni femër”, tregon ajo.

Oportuniste e drejtuar nga një taktikë e rafinuar për arritjen e qëllimit, e bija e dy pedagogëve që ndoqi një pjesë të studimeve në SHBA-së, e aftë për të kapërcyer çdo pengesë për të pasur një rol në mesin e udhëheqësve të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat