Një person ka sulmuar me thikë një pasagjer në një tren në një stacion në jug të Londrës, duke bërtitur: “Dua të vrasë një mysliman”.
Dëshmitarët thonë se nje person u godit me thikë në Forest Hill në jug të Londrës, ndërkohë që ishte ulur pranë gruas së tij, shkruan “The Independent”.
Sulmuesi raportohet se po ndiqte njerëzit duke thirrur: “Kush është mysliman, dua të vrasë një mysliman”.
Thirrjet e tij kanë bërë që shumë kalimtare të futen brenda dyqaneve dhe bareve për t’u fshehur nga një sulm mundshëm.