Vendet e Evropës Juglindore me perspektivë të qartë drejt BE-së

Evropë

Vendet e Evropës Juglindore me perspektivë të qartë drejt BE-së

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 18:49
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier dhe ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Davor Ivo Stier

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier dhe ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Davor Ivo Stier, gjatë një takimi të sotëm në Berlin, u pajtuan për perspektiven e vendeve të Evropës Juglindore në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu, gjatë takimit u njoftua se hapja e kapitullit mbi arsimin dhe kulturën në negociatat midis Serbisë dhe BE-së, mund të ndodh shumë shpejt.

Ditë më parë Kroacia kishte bllokuar hapjen e kapitullit të 26-të në negociatat mes Serbisë dhe BE-së, i cili veprim shkaktoi reagime të Beogradit zyrtar, ku kryeministri i këtij vendi, në shenjë proteste u largua nga Brukseli, duke mos marrë pjesë në takimin ndërqeveritar për hapjen e kapitujve të rinj. Në këtë takim Serbia hapi kapitullin 5 dhe 25./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat