Liderët e BE-së përballë rolit të kritikuar të Rusisë në Siri dhe përgatitjeve për Brexit

Evropë

Liderët e BE-së përballë rolit të kritikuar të Rusisë në Siri dhe përgatitjeve për Brexit

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:15
Ilustrim

Liderët e 28 u takuan sot në Bruksel për të shfaqur një qëndrimin të përbashkët përballë rolit të kritikuar të Rusisë në Siri si dhe në Ukrainë, gjatë një samiti ku pritet gjithashtu të diskutohet rreth fazës përgatitore të Brexit.

«Përballë tragjedisë së banorëve të Alepos, Evropa duhet të dëgjohet », u shpreh presidenti francez, François Hollande në mbërritje të takimit duke akuzuar Rusinë, aleaten e regjimit sirian se po merr përsipër angazhime të cilat nuk po i përmbush aspak.

Kryeminstrja britanike, Theresa May bëri thirrje për një reagim të prerë kundër regjimit sirian, dhe mbështetësve të këtij të fundit si Rusia dhe Irani, duke vlerësuar se përgjegjësit e këtyre akteve makabre në Alepo duhet të japin llogari.

Ajo përmendi gjithashti procesin e diskutueshëm të divorcit me BE-në. Ne dëshirojmë që ky process të jetë sa i qetë dhe i rregullt në interes të dyja palëve”, u shpreh ajo.

Në mesin e çështjeve të shumta në axhendën e samitit përfshihet edhe kriza migratore dhe rimëkëmbja e mbrojtjes evropiane, Greqia është gjithashtu pjesë e diskutimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat