Merkel: Irani dhe Rusia do përgjigjen për krimet në Aleppo

Evropë

Merkel: Irani dhe Rusia do përgjigjen për krimet në Aleppo

Nga: Bota sot Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 07:09
Angela Merkel

Kancelarja e shtetit që ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve sirianë, ka reaguar ashpër për atë që Irani dhe Rusia ushtrojnë mbi civilët e Aleppos lindore. Angela Merkel ka bërë përgjegjëse Iranin dhe Rusinë për vrasjen e civilëve dhe këto krime duhet të ndëshkohen, shkruan Die Zeit.

“Ky diskutim rreth ngjarjeve të fundit në Aleppo është mjaft trishtuese. Është për t’u turpëruar që në shekullin e 21 ndodhin ngjarje të tilla, që të thyejnë zemrën. Fatkeqësi që s’mund ti zgjidhim veprimet politikisht, siç do vepronim ne me gjithë dëshirë,” tha ajo, përcjell botasot.info.


Ajo shtoi se do përdorë gjithë kanalet diplomatike për t’u ardhur në ndihmë civilëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat