Vrasja e ambasadorit rus, flasin dëshmitarët

Evropë

Vrasja e ambasadorit rus, flasin dëshmitarët

Nga: BOTA SOT Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 18:34
Pamje nga Turqia

Ambasadori rus në Ankara u qëllua në një sulm në një galeri arti në kryeqytetin turk të hënën dhe agjencia ruse e lajmeve RIA tha se ai kishte vdekur nga plagët e marra.

Agjencia e lajmeve Anadolu thotë se vrasësi ishte "neutralizuar", menjëherë pas sulmit, I cili thuhet të ketë bërë këtë veprim si shenjë hakmarreje për Aleppon. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë kanë qenë prej kohësh të tensionuara gjatë konfliktit, të dy palët janë mbështetëse të kundërta, përcjell Bota sot.

Ambasadori Andrei Karlov mbajti një fjalim në hapjen e një ekspozite fotografike. Gazeta Hurriyet tha se forcat speciale turke kishin rrethuar ndërtesën. NTV tha se tre persona të tjerë u plagosën.

Një dëshmitar tha për Reuters se kishte të shtëna jashtë ndërtesës, por ato tani janë ndalur. Ai ka thënë se sulmuesi ka hedhur parulla islamike.

Rusia dhe Turqia kanë qenë të përfshirë në konfliktin në Siri përtej kufirit nga ku mbi dy milionë refugjatë sirianë janë vendosur. Turqia ka qenë një kundërshtar i vendosur i presidentit Bashar al-Assad, ndërsa Rusia ka dislokuar trupa dhe forcën e vet ajrore, në mbështetje të udhëheqësit sirian./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat