Yildirim: Nuk do të lejohet keqësimi i marrëdhënieve me Rusinë

Evropë

Yildirim: Nuk do të lejohet keqësimi i marrëdhënieve me Rusinë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 21:59
Pamje nga sulmi ku u vra ambasadori rus

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka dënuar sulmin ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, duke potencuar se nuk do të lejohet dëmtimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë dhe rënia në kurthin e terrorit.

Në deklaratën me shkrim, kryeministri i Turqisë Yildirim e ka cilësuar sulmin si të neveritshëm.

“Ambasadori i Rusisë në Turqi Andrei Karlov u sulmua me armë derisa po mbante fjalim në vizitën që ia bëri ekspozitës së fotografisë që kishte për temë marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe të kaluarën dhe humbi jetën edhe përkundër të gjitha përpjekjeve tona. Forcat tona të sigurisë kanë neutralizuar sulmuesin. Krahas ambasadorit, në ekspozitë u plagosën edhe tre persona, prej të cilëve një shtetas i huaj. Vazhdon trajtimi i të plagosurve”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Yildirim.

Kryeministri Yildirim ka thënë se po ndjek zhvillimet që nga çasti i parë i ngjarjes, duke vazhduar se në lidhje me këtë palës ruse u jepen të gjitha informatat nga çasti në lidhje me zhvillimet.

Yildirim ka nënvizuar se incidenti i neveritshëm ka pasur qëllim prishjen e marrëdhënieve të vazhdueshme dhe në zhvillim mes Rusisë dhe Turqisë, duke potencuar se nuk do të lejohet dëmtimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë dhe rënia në kurthin e terrorit.

“Kam besimin se nuk do t’i pakësojnë përpjekjet tona”

Duke i vënë theks përpjekjeve të fundit të Turqisë me Rusinë për vendosjen e paqes në rajon, veçanërisht në Siri, kryeministri Yildirim ka vlerësuar se “Kam besimin se ngjarjet si kjo dhe të ngjashmet nuk do t’i pakësojnë asnjëherë përpjekjet tona”.

“Ndiejmë dhimbje për humbjen e ambasadorit të respektuar me të cilin javën e kaluar në Moskë patëm rastin të punojmë nga afër. Po jepet çdo përpjekje që dorasi i këtij aktiviteti të ulët terrorist dhe qarqet e errëta prapa tij të dalin në dritë dhe t’i dorëzohen drejtësisë”, është shprehur Yildirim, raporton AA.

Y?ld?r?m po ashtu ka potencuar se ndan dhimbjen me popullin rus dhe se shpreh ngushëllimet për të afërmit e ambasadorit Karlov, popullin e Rusisë dhe të gjithë komunitetin diplomatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat