Gjermania ende nuk e di nëse tragjedia ishte sulm apo aksident

Evropë

Gjermania ende nuk e di nëse tragjedia ishte sulm apo aksident

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 23:34
Pamje nga sulmi ne Berlin

Pas sulmit të ndodhur në Berlin, ku një kamion u përplas me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh, duke vrarë nëntë persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka thënë se ende është e paqartë nëse incidenti në perëndim të Berlinit ka qenë sulm apo aksident.

Mediat gjermane raportojnë se ngasësi i kamionit, i cili shkaktoi këtë sulm, është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat