Policia gjermane dyshon se ka arrestuar personin e gabuar për sulmin në Berlin

Evropë

Policia gjermane dyshon se ka arrestuar personin e gabuar për sulmin në Berlin

Nga: Bota sot Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 10:05
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Policia gjermane thotë se nuk është e sigurt nëse personi që ata kanë në paraburgim ishte pas sulmit me kamion në Berlin që vrau 12 dhe plagosi 48 persona.

"Kjo është në fakt pasigurt nëse ai me të vërtetë ishte shoferi," tha të martën kreu i policisë  në Berlin Klaus Kandt.

 Njeriu i arrestuar, i cili ka mohuar përfshirjen, mbërriti në Gjermani nga Pakistani në fund të vitit të kaluar.

Ai u kap në një park 2 km larg vendit të ngjarjes.

12 të vrarë nga sumi në Berlin, policia dyshon për ‘sulm terrorist’

Policia gjermane po heton një "sulm të mundshëm terrorist" pasi një njeri ka lëruar me një kamion në një treg të Krishtlindjeve në zemër të Berlinit, duke vrarë 12 njerëz dhe duke plagosur 48 të tjerë, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Shoferi është një refugjat afgan apo pakistani, sipas burimeve të sigurisë të cituara nga agjencia e lajmeve DPA.

Ai thuhet se mbërriti në Gjermani në shkurt si refugjat.

E përditshmja Tagesspiegel tha njeriu ishte i njohur për policinë për krime të vogla, por jo lidhje terroriste.

“Të gjitha hetimet policore për një sulm terrorist në Breitscheidplatz janë duke përparuar me kujdes të veçantë”, ka njoftuar policia gjermane.

Ata më tej kanë evituar një gjakderdhje tjetër të një sulmi terrorist disa orë më vonë, por që ministri i brendshëm Thomas de Maiziere ka treguar për televizionin ARD se “shumë gjëra çojnë në vetëm një pikë”.

Image

***

Së paku 12 veta janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur, pasi një kamion është futur në një treg të Krishtlindjeve, në qendër të Berlinit, njoftoi policia gjermane.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shtrirë në tokë dhe tezga të rrëzuara.

Policia tha se dyshon se kamioni është përplasur qëllimisht për turmën, ndërsa kjo me gjasë është “vepër terrorizmi”. Policia e ka arrestuar një person afër tregut për të cilin thotë se është shoferi i kamionit.

Një person i dytë që ka qenë pasagjer në kamion, që sipas policisë është me shtetësi polake, ka vdekur në vendin e ngjarjes mëgjithë përpjekjet e mjekëve ta shpëtojnë. Policia thotë se polaku nuk e ka pasur kamionin nën kontroll kur ai është përplasur rreth 80 metra në thellësi të turmës.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se personi i arrestuar me gjasë ka shkuar në Gjermani si refugjatë, nga Afganistani apo Pakistani, sipas burimeve të tyre të sigurisë.

Televizioni polak, TVN 24, raporton se kamioni që është përplasur për turmën është pronë e një kompanie polake, ndërsa policia gjermane ka thënë se ata po e hetojnë rastin me dyshimin se kamioni është vjedhur.

Incidenti ndërkaq e ka nxitur Francën, e cila e ka përjetuar një sulm të ngjajshëm me kamionë kur një përkrahës i grupit, Shteti Islamik ka vrarë në muajin korrik 86 persona që festonin në qytetin Nicë të Francës, që të rrisë masat e sigurisë nëpër zonat qëndrore të qyteteve ku janë krijuar zona të veçanta për të festuar Krishtlindjet.

Rasti në Berlin ka nxitur reagime të shumta brenda dhe jashtë Gjermanisë.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka reaguar në Tëitter, duke thënë: "Jemi në zi për të vdekurit. Shpresojmë që të plagosurit t'ia dalin".

"Një mbrëmje e tmerrshme për Berlinin dhe për vendin tonë", tha përmes një deklarate presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.

Edhe Shtëpia e Bardhë e ka dënuar “atë që duket si sulm terrorist” duke shtuar se “incidenti i tmerrshëm” duket se ka pasur “cak mënyrën tonë të të jetuarit”.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump e ka fajësuar një “terrorist islamik” pa përmendur dëshmi për këtë, duke thënë se Shteti islamik dhe “terroristët e tjerë islamik në vazhdimësi vrasin të krishterët në komunitetet e tyre dhe vendet e tyre të besimit si pjesë të një xhihadi global”.

“Këta terroristë dhe rrjetet e tyre rajonale dhe botërore duhet të zhduken nga faqja e tokës, një mision që ne do e kryejmë me të gjithë partnerët tanë që e duan lirinë”, ka thënë më tej ai.

Ngjarja ka ngjallur kujtimet e një sulmi në Nicë të Francës, në muajin korrik, kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, me prejardhje tuniziane, ka përplasur një kamion 19-tonelatash për një turmë njerëzish, buzë plazhit, duke vrarë 86 veta.

Policia ka qëlluar për vdekje sulmuesin, ndërsa përgjegjësinë për aktin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Në nëntor, Deparatamenti amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për “rrezik të lartë nga sulmet terroriste në Evropë, sidomos gjatë sezonit të festave të fundvitit”. 

Image

Kamioni me të cilin janë vrarë sëpaku nëntë persona dhe mbi 50 tjerë u plagosën në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, kishte targa polake, konkretisht nga qyteti Gdansk. Policia gjermane përmes rrjeteve sociale ka vërtetuar se ky kamion është grabitur nga një punëtori në Poloni dhe se shoferi nuk ka qenë pronari i saj.

E përditshmja gjermane Die Welt, ka shkruajtur se agresori ka qenë çeçen, por kjo e fundit nuk është vërtetuar nga organet e drejtësisë. Shtatë zyra prokurorie kanë nisur ecurinë penale, ndërsa 45 persona të lënduar rëndë janë dërguar në spitalet e kryeqytetit.

Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve gjermane, DPA, shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa bashkë-udhëtari i tij është gjetur i vdekur, përcjell botasot.info.

Kamioni ka pasur regjistrime polake, konkretisht nga qyteti i Gdanskut (Danzig). Shumë dëshmitarë, që e kanë parë agresorin e vlerësojnë si evropian lindor.

Image

Festat e fundvitit në Berlin, kanë përfunduar tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në sheshin kryesor të Berlinit, ku mbahej Tregu i Krishtlindjeve, raporton bild.de.  Policia mendon se sulmi është i organizuar, ndërsa agresori është në arrati.

“Nga sulmi kanë mbetur të vdekur së paku nëntë persona, ndërsa shumë tjerë paraqiten të plagosur, disa sosh në gjendje të rëndë,” përcjell botasot.info lajmin e policisë gjermane në Twitter.

Image

Policia: Sulmi në Berlin ishte i qëllimshëm, një i vdekur

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur kur një kamion ka hyrë në një treg të Krishtlindjeve në qendër të Berlinit, tha policia.

Policia thotë se dyshojnë se ai ishte një sulm i qëllimshëm. Pamjet e videove të publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë stalla të rrëzuara dhe njerëz të shtrirë të plagosur në tokë, përcjell Bota sot.

Tregu është në Breitscheidplatz, në afërsi të kishës Kaiser Wilhelm në Kurfuerstendamm.

Një reporter për Berliner Morgenpost përshkroi ngjarjen si një "skenë të tmerrshme".

Image

Një kamion shkel turmën në Berlin, raportohet një i vdekur

Një kamion ka udhëtuar përmes turmës që qëndronte pranë sheshit të kryeqytetit gjerman Berlin, duke të kujtuar makthin e sulmit terrorist në Nizze të Francës ku mbetën të vrarë rreth 80 persona, shkruan bild.de.

Ngjarja ka ndodhur pranë Tregut të krishtlindjeve, ku raportohet një i vdekur dhe disa të plagosur./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat