Sulmi terrorist - Shitësi i tregut në Berlin: Duhet t’i shijojmë akoma Krishtlindjet

Evropë

Sulmi terrorist - Shitësi i tregut në Berlin: Duhet t’i shijojmë akoma Krishtlindjet

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 19:04
Sofiane

Një shitës i tregut të Krishtlindjes, dëshmitar i sulmit me kamion në Berlin, tha se njerëzit duhet t’i jetojnë ende Krishtlindjet ashtu siç duhet.

Sofiane, 29 vjeç, pohoi se ai supozohet të ishte një nga viktimat, teksa tezga e tij duhet të ishte vendosur në anën që u godit. Pozicioni i saj u ndryshua “në minutë të fundit”.

Tregtari tha për BBC Radio 5 se mendimet dhe lutjet e tij janë me familjet e viktimave, e se njerëzit duhet t’i përgjigjen sulmit duke vazhduar së jetuari jetën e tyre.

“Në fillim mendova se ishte aksident. Por më pas pashë njerëz që bërtisnin e vraponin. Atëherë kuptuam që ishte diçka serioze..Ata njerëz duan të na frikësojnë. Ata duan të ndalojnë ekonominë. Ne thjesht duhet t’i përgjigjemi kësaj që ne nuk na intereson. Ne do të jetojmë jetët tona, ne do jetojmë kohën e Krishtlindjes ashtu siç supozohet ta jetojmë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat