Angela Merkel: 'Jam e tmerruar dhe e tronditur'

Evropë

Angela Merkel: 'Jam e tmerruar dhe e tronditur'

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 20:35
Angela Merkel

Dymbëdhjetë vetë gjetën vdekjen dhe 49 të tjerë u plagosën, kur një kamion depërtoi në masën e njerëzve. Kancelarja Angela Merkel u quajti këtë “një akt mizor dhe të pakuptueshëm”.

“Në rrethanat aktuale mund të mendojmë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist”, tha Merkel në Berlin. “Kjo është një ditë shumë e rëndë për Gjermaninë.” Merkel tha në një prononcim, se ajo në këto çaste mendon në radhë të parë për të vdekurit dhe të plagosurit. Një vend i tërë është i bashkuar në hidhërim. “Unë jam me mendime edhe tek forcat e shpëtimit, policët, zjarrëfikësit, mjekët e kujdestarët.” Ajo i falendëroi ata “nga zemra për angazhimin e tyre të vështirë.”

Kancelarja tha, se ka besim të madh tek hetuesit, që po punojnë për ta zbardhur këtë akt. Sipas saj ky është një akt “mizor dhe i pakuptueshëm”, që më ka shokuar. Ky akt do të ndëshkohet, “aq rreptë sa e kërkojnë ligjet tona”.

Merkel theksoi: “Ne nuk duam të jetojmë me mendimin, se frika nga e keqja na paralizon.” Ne nuk do të heqim dorë nga tregjet e Krishtlindjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat