Pse u bë edhe Gjermania objekt sulmesh?

Evropë

Pse u bë edhe Gjermania objekt sulmesh?

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 09:25
Pamje nga sulmi në Berlin

Autoritetet gjermane llogarisin prej vitesh me një sulm terrorist - kryesisht për shkak të politikës së jashtme. Por ky nuk është shkaku i vetëm pse dhe Gjermania u bë objekt sulmesh.

"Pse na urrejnë?" kjo qe një pyetje që shfaqej vazhdimisht në mediat amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Në Gjermani situata sot është e ndryshme: këtu jo vetëm organet e sigurisë, por edhe publiku e ka prej vitesh të qartë se Gjermania mund të jetë në çdo kohë objekt sulmesh terroriste. Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere ka paralajmëruar vazhdimisht prej "kërcënimit abstrakt".

Lorenzo Vidino nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare në Milano sheh si shkak të madh politikën e jashtme gjermane. "Që nga fillimi i operacionit ushtarak në Afganistan, Gjermania është - sikurse e konsideron atë lëvizja xhihadiste - pjesë e përpjekjeve të kryesuara nga SHBA kundër Islamit" Kjo përforcohet edhe më tepër, pasi qeveria gjermane merr pjesë në luftën kundër grupit terrorist "Shteti Islamik". Edhe pse militantët islamikë e kanë pasur gjithmonë Perëndimin në tërësi në shënjestër, thotë eksperti gjerman për terrorizmin Rolf Tophoven: "qëkurse ne mbështesim me armë dhe trajnime milicët kurdë Peshmerga në Irak kundër IS-it, Gjermania është një destinacion i rëndësishëm për sulme."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat