Policia turke arreston 13 persona të dyshuar për organizimin e vrasjes së ambasadorit rus

Evropë

Policia turke arreston 13 persona të dyshuar për organizimin e vrasjes së ambasadorit rus

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 14:06
Ambasadori rus, Andrey Karlov

Policia turke ka arrestuar 13 persona të dyshuar si organizatorë për vrasjen e ambasadorit rus, Andrey Karlov.

Fillimisht u arrestuan gjashtë persona në provincën Aidyn, aty ku vrasësi Mevlut Mert Altyntash ka lindur. Në mesin e të arrestuarve janë edhe familjarët e vrasësit, babai, nëna, motra dhe të afërmit e tjerë, shkruan TASS.

Mediat turke raportojnë se u arrestuan edhe gjashtë persona të tjerë në Izmir të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat