Edhe 4 persona të arrestuar për sulmin në Berlin

Evropë

Edhe 4 persona të arrestuar për sulmin në Berlin

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 10:40
Pamje nga sulmi në Berlin

Kryeprokurori federal i Gjermanisë ka konfirmuar sot se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, të cilët kishin pasur kontakt me të dyshuarin kryesor të sulmit ndaj tregut të Krishtlindjeve në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.

I dyshuari kryesor, Anis Ambri, nga Tunizia, është ende në arrati.

Në sulmin e të hënës u vranë 12 persona dhe u lënduan 48 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat