Italia rrit gjendjen e sigurisë, Amri mund të ketë bashkëpunëtorë

Evropë

Italia rrit gjendjen e sigurisë, Amri mund të ketë bashkëpunëtorë

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 16:54
Kamioni me të cilin u krye sulmi në Berlin

Pas vrasjes së tunizianit Anis Amri nga policia italiane, është shtuar shqetësimi se ai mund të ketë pas bashkëpunëtorë në Itali.

I dyshuari për sulmin terrorist në Berlin u qellua për vdekje në Sesto San Giovanni, qytet ku ka një komunitet të madh mysliman dhe është pikë e nisjes dhe arritjes së autobusëve nga Evropa Lindore dhe Ballkani.

Amri kishte hyrë në Itali nga Gjermania përmes territorit të Francës.

Zyrtarët e Romës kanë ndaluar hyrjen e automjeteve në qendër të qytetit dhe policia ka rritur masat e sigurisë, duke u pajisur edhe me pajisje speciale.

Masa të mëdha të kontrollit dhe sigurisë janë shtuar edhe në Vatikan, ku veç policisë, është e përfshirë edhe ushtria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat