Sulmuesi zhvishet dhe ik prej vendit të krimit pas vrasjes së 39 personave në Stamboll

Evropë

Sulmuesi zhvishet dhe ik prej vendit të krimit pas vrasjes së 39 personave në Stamboll

Nga: BOTA SOT Më: 1 janar 2017 Në ora: 07:47
Sulmuesit pas vrasjes së 39 personave në Stamboll

Shteti turk vitin e ri e nisi me viktima si pasojë e një sulmi terrorist. 

Të paktën 39 persona, mesin e tyre edhe një polic, kanë vdekur dhe 69 të lënduar pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll.

Sulmuesi ishte maskuar me veshje të Babadimrit, të cilët i ka zhveshur pas kryerjes së sulmit.

 

 

Këtë moment e kanë xhiruar edhe kamerat e pranishme në lokal dhe kjo përmes tyre pritet të identifikohet atentatori.

Ndryshe, tashmë është identifikuar edhe polici i vrarë pas sulmit dhe bëhet fjalë për 32-vjeçariin Burak Yildiz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat