Çeki, rregullore për armëmbajtje personale kundër terrorizmit

Evropë

Çeki, rregullore për armëmbajtje personale kundër terrorizmit

Më: 3 janar 2017 Në ora: 13:18
ilustrim

Ministri i Brendshëm çek, Chovanec në një deklaratë për media projekt ligjin e ka cilësuar si "mbrojtje aktive dhe e shpejtë"

Ministri i Brendshëm çek Milan Chovanec për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në Berlin dhe në Nicë ka njoftuar se dëshirojnë të hartojnë një rregullore ligjore për të përhapur armëmbajtjen personale në mënyrë që qytetarët çekë të bëjnë një "mbrojtje aktive dhe të shpejtë", raporton Anadolu Agency (AA).

Radioja çeke ka transmetuar se Ministria e Brendshme ka përgatitur një projekt ligj i cili me qëllim mbrojtjen personale lejon që qytetarët çekë të posedojnë një armë për të mbrojtur veten e tyre në rast të një sulmi terrorist.

Për përgatitjen e projekt ligjit si arsye janë treguar sulmet terroriste në Berlin dhe në Nicë.

Ndërsa Chovanec në një deklaratë për media projekt ligjin e ka cilësuar si "mbrojtje aktive dhe e shpejtë".

Ai tha se qytetarët çekë në këtë mënyrë do të ndihmojnë forcat e sigurisë në rast të ndonjë sulmi terrorist.

Chovanec pretendon se rregullorja do të ofrojë kontribut në ndërtimin e paqes dhe sigurinë e brendshme të vendit.

Ndër të tjera vihet në dukje se në Çeki e cila ka afërsisht një popullsi prej 10 milionë banorësh, afro 800 mijë persona posedojnë armë me leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat