Terror në një treg në Napoli, plagosen 4 persona me armë zjarri

Evropë

Terror në një treg në Napoli, plagosen 4 persona me armë zjarri

Më: 4 janar 2017 Në ora: 14:50
Pamje nga terrori në një treg në Napoli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në tregun Magdalena të Napolit. Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr mes turmës duke lënë të plagosur 4 persona, mes të cilëve ishte edhe një vajzë 10-vjeçare.

Ndërkohë tre personat e tjerë që janë plagosur janë emigrantë. Pas aktit terrorizues autori ia ka mbathur duke u larguar mes turmës. Mediat italiane bëjnë me dije se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.

Tregu ku ndodhi ngjarja dominohet nga emigrant me ngjyrë, dhe ka dyshime se këtë të fundit mund të kenë qenë shënjestër e sulmit. Policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat