Acari në Evropë – së paku 17 të vdekur në Poloni e Itali

Evropë

Acari në Evropë – së paku 17 të vdekur në Poloni e Itali

Më: 8 janar 2017 Në ora: 11:14
Ilustrim

Evropa është përfshirë nga një valë të ftohti me temperatura polare që ka shkaktuar të paktën 17 të vdekur në Poloni dhe në Itali, ndërkohë që Stambolli është mbuluar me një shtresë bore.

Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit që kanë arritur në -30°C, gjatë festës së Krishtlindjes ortodokse.

Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 7 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti që ka përfshirë vendin që nga dita e premte.

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën qendrore kanë shkaktuar të ftohtin e acartë me të cilin po përballen shumë vende, ditët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat