Ligji i ri i punës në Francë, punonjësit “shkëputen” nga presionet

Evropë

Ligji i ri i punës në Francë, punonjësit “shkëputen” nga presionet

Më: 9 janar 2017 Në ora: 09:21
Ilustrim

Një ligj i ri mbi punën në Francë, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari, mbron punonjësit nga presionet e lidhura me punën, pas përfundimit të orëve zyrtare.

Kjo është hera e parë në botë, që një qeveri kërkon të mbrojë ekuilibrin e jetës private me përkushtimin në punë të një punonjësi, në këtë mënyrë.

Ligji kërkon që kompanitë me 50 punonjës apo më shumë, të negociojnë një marrëveshje me sindikatat duke mbrojtur të drejtën e një punonjësi për t’u shkëputur totalisht nga puna, pas orëve zyrtare të punës dhe gjatë pushimeve.

Ligji i ri u mirëprit nga njerëzit që punojnë në distriktin “La Defense” në Paris, ku qindra zyrtarë bëjnë rrugën e tyre të përditshme për në punë. Sipas autores dhe ekspertes së komunikimit, Caroline Sauvajol-Rialland, koha e shpenzuar në procesimin e informacionit përbën 40% të kohës totale të punës, gjë që jep pasojë negative për punonjësit.

Sipas saj, ndjenja e të mos qenit i aftë në ndjekjen e rrjedhës së informacionit, shkakton frustrim dhe stres. Ekspertët thonë se zyrtarët po marrin 7 herë më shumë informacion tashmë në krahasim me 4 vite më parë, dhe rrjedha e informacionit do të bëhet 32 herë më e madhe në fund të dekadës.

Grupi postar francez La Poste ishte ndër të parët që vërtetoi çështjen, për të themeluar të drejtën e “shkëputjes” nga detyra për punonjësit. Firma franceze ka krijuar një rregull gjatë kohëve të fundit ku punonjësit mund të injorojnë në mënyrë efektive e-mail-et gjatë periudhës jashtë pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat