Athinë: Diplomati rus që u gjet pa shenja jete në apartamentin e tij nuk është vrarë

Evropë

Athinë: Diplomati rus që u gjet pa shenja jete në apartamentin e tij nuk është vrarë

Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:03
Ilustrim

Një diplomat rus që është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në Athinë ka vdekur për shkaqe natyrore, thonë zyrtarë rusë dhe grekë.

Andrei Malanin, 55 vjeçar, është gjetur në dyshemenë e dhomës së gjumit në Athinë më 9 janar. Ai ka qenë shef i shërbimit konsullor rus në kryeqytetin grek.

Ambasada e ka publikuar një komunikatë sot duke thënë se “ekspertët e forenzikës” kanë arritur në përfundimin se Malanin ka vdekur nga shkaqe të natyrshme.

Policia greke gjithashtu ka thënë se ata nuk besojnë se bëhet fjalë për vrasje. Nuk ka pasur asnjë shenj të hyrjes me forcë në vendin ku diplomati është gjetur i vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat