“Bild”: Socialdemokrati Gabriel kandidat përballë Merkelit

Evropë

“Bild”: Socialdemokrati Gabriel kandidat përballë Merkelit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 17:30
Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel

Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel vendosi të përballet në emër të socialdemokratëve me Angela Merkelin për postin e kancelarit në zgjedhjet e ardhshme legjislative parashikuar në vjeshtë, konfirmoi sot e përditshmja “Bild”.

Sigmar Gabriel, 57 vjeç, është gjithashtu president i SPD-së, partner i koalicionit të zgjeruar të drejtuar nga kancelarja, Angela Merkel dhe në të cilin ai mban postet e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendëskancelarit.

Vendimi i Sigmar Gabriel për të garuar pas disa muajve hezitimi, që Bild e konfirmon duke cituar burime brenda partisë, nuk është konfirmuar ende nga SPD-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat