Tragjedi në Danimarkë: Vret gruan, katër fëmijë e pastaj veten

Evropë

Tragjedi në Danimarkë: Vret gruan, katër fëmijë e pastaj veten

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:36
45-vjeçari ka vrarë gruan e tij dhe katër fëmijët e tyre, para se të vriste edhe veten.

(E plotësuar) - Policia në Danimarkë thotë se beson që një 45-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe katër fëmijët e tyre, para se të vriste edhe veten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për gruan e tij 42-vjeçe, si dhe dy djem dhe dy vajzat, në mes 3 dhe 16 vjeçe.

Në një deklaratë të martën vonë, policia ka hedhur poshtë spekulimet e medieve se ka qenë një rrjedhje gazi që ka shkaktuar vdekjet.

Asnjë motiv nuk është bërë i ditur deri më tani rreth vdekjes së tyre.

Policia ishte lajmëruar të hënën rreth “një situate të pazakonshme” në Ulstrup, një fshat në jugperëndim të Randers, rreth 185 kilometra në veriperëndim të Kopenhagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat