Ekonomia gjermane në kurs të fuqishëm rritjeje

Evropë

Ekonomia gjermane në kurs të fuqishëm rritjeje

Më: 12 janar 2017 Në ora: 16:26
ilustrim

Gjermania vazhdon kursin e rritjes ekonomike. Në vitin 2016 ekonomia më e madhe europiane u rrit me 1,9 %, më shumë se pritej. Fuqizimi i konsumit dhe investimet shtetërore ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, ekonomia gjermane është rritur në vitin 2016 me 1,9%, kjo është shifra më e lartë e rritjes ekonomike prej 5 vjetësh. Në fundin e vitit, tempi i ekonomisë gjermane u rrit duke kompensuar lëkundjet e tremujorëve të mëparshëm. Si shtylla kryesore e rritjes ekonomike konsiderohet konsumi i ekonomive shtëpiake. Shumë konsumatorë e kanë liruar dorën, sepse mendojnë që kursimi i parave në banka nuk ia vlen për shkak të përqindjeve të ulta.

Shpenzimet për refugjatët ndikojnë pozitivisht

Edhe çmimi i ulët i naftës dhe rritja e shpenzimeve të shtetit -si për akomodimin e refugjatëve kanë efekt pozitiv në gjendjen ekonomike të përgjithshme. Shpenzimet buxhetore u rritën nga 2,7 në 4,2 % në një vit. Faktor tjetër pozitiv është edhe gjendja premtuese në tregun e punës dhe vlerat e ulta të inflacionit. Përkundër kësaj impulse të pakta erdhën nga eksportet. Megjithëse Gjermania, sipas llogaritjeve të Zyrës së Statistikave në vitin 2016 sërish shënon një rekord eksportesh, importet kanë shënuar më shumë rritje se eksporti./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat