Stuhia e akullt “Egon”, shkakton vështirësi në Gjermani dhe Francë

Evropë

Stuhia e akullt “Egon”, shkakton vështirësi në Gjermani dhe Francë

Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:42
Stuhia e akullt në Gjermani dhe Francë

Një stuhi akulli ka shkaktuar vështirësi të mëdha në pjesët Perëndimorë të Evropës, kështu duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike nëpër shumë shtëpi, ka dëmtuar pemët dhe madje ka prishur edhe shumë shërbime hekurudhore.

Në Francë, më shumë se 237,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia me nofkën “Egon”, ka goditur edhe pjesën Jugore të Gjermanisë, kryesisht Rheinland-Pfalz dhe Bavarinë Veriore.

Bllokimi i trafikut dhe ndërprerja e energjisë elektrike, më pas është përhapur në masë.

Ekipet e emergjencës kanë qenë në gatishmëri dhe tërë natës si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat