“Shpërthimi” në Marsejë të Francës u shkaktua nga një aeroplan ushtarak

Evropë

“Shpërthimi” në Marsejë të Francës u shkaktua nga një aeroplan ushtarak

Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:33
Ilustrim

Sot rreth orës 13:00 në qytetin Marsejë të Francës, është dëgjuar një zhurmë e madhe, e që ishte raportuar si shpërthim nga banorët

Sipas informatave të para, “Le Figaro” thotë se zhurma ishte shkaktuar nga një aeroplan ushtarak i cili kaloi barrierën e zërit në qiell, mirëpo ushtria nuk e pranon një gjë të tillë pasi, sipas gazetës, po e mbajnë të fshehtë fluturimin e aeroplanit.

Një burim i AFP-së ka thënë se aeroplanët ushtarakë bëjnë një zhurmë karakteristike kur e tejkalojnë shpejtësinë e zërit, e që gjithë kjo varet nga moti dhe karakteristikat momentale të atmosferës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat