Merkel: Proteksionizmi, rrezik për begatinë

Evropë

Merkel: Proteksionizmi, rrezik për begatinë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 07:27
Merkel

Kancelarja gjermane Merkel bëri thirrje që SHBA të vazhdojnë rrugën e bashkëpunimit shumëpalësh pasi një prirje drejt proteksionizmit do të rrezikonte begatinë ekonomike.

Shtetet e Bashkuara janë partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë dhe retorika proteksioniste e presidentit të zgjedhur Donald Trump ka ka shkaktuar nervozizëm në ekonominë më të madhe të Evropës.

Gjermania ka kryesinë e radhës të grupit të 20-shes, platformë që zonja Merkel synon ta përdorë për të ruajtur bashkëpunimin shumëpalësh.

Duke folur sot në qytetin gjerman Perl-Nennig, zonja Merkel tha se për të gjitha vendet do të ishte më mirë nëse punonin së bashku në vend që ta izolojnë veten.

Ajo tha se një takim me zotin Trump do të ishte i mundur gjatë një takimi të Grupit të Shtatë fuqive kryesore ekonomike, që do të mbahet në Siçili në muajin maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat