Turqia i arreston 9 kolonelë në Qipro, dyshohen për lidhje me Gulenin

Evropë

Turqia i arreston 9 kolonelë në Qipro, dyshohen për lidhje me Gulenin

Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:55
Recep Tayyip Erdo?an

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu” raporton se nëntë kolonelë turq janë arrestuar sot në veri të Qipros, si pjesë e një hetimi ndaj lëvizjes së Fethullah Gulenit, e cila dyshohet se është përgjegjëse për puçin e dështuar të vitit të kaluar.

Kolonelët u arrestuan sot në kuadër të hetimit ndaj organizatës së Gulenit në Forcave Paqësore Turko-Qipriote dhe Komandës së Forcave të Sigurisë, që janë pjesë e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Ankaraja e akuzon klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, për orkestrimin e tentim puçit të dhunshëm dhe që nga ajo kohë ka nisur një spastrim të madh të ndjekësve të tij, duke i arrestuar 41.000 njerëz dhe duke i arrestuar i spastruar më shumë se 100.000 të tjerë nga vendet e punës në qeveri.

Dosido, Gulen i mohon akuzat, duke insistuar se ai nuk qëndron pas tentim puçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat