Aksidentohet autobusi me turistë, 4 të lënduar rëndë

Evropë

Aksidentohet autobusi me turistë, 4 të lënduar rëndë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:34
Autobusi i rrezuar me turistet

Disa turistë britanikë janë lënduar pasi një autobus u rrëzua në Zelandën e Re. Autobusi ra 10 metra poshtë një lumi, tha policia.

Aty ndodheshin 15 turistë, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Amerika, të cilët besohet të jenë në  të 60-tat e tyre, raportojnë mediat britanike.

Katër nga ta janë  lënduar rëndë.

Raportohet se një grua u bllokua në rrënoja, por u  ndihmua nga punëtorët e emergjencës.

Aksidenti  ka ndodhur në Tongariro Forest Park të Zelandës së Re të dielën në mëngjes, ndërkaq shkaku i aksidentit ende është i paqartë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat