Putin e akuzon administratën Obama se po përpiqet ta pengoj Trumpin

Evropë

Putin e akuzon administratën Obama se po përpiqet ta pengoj Trumpin

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:58
Vladimir Putin gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka akuzuar administratën e presidentit amerikan, Barack Obama, se po përpiqet “ta shkatërroj legjitimitetin” e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, duke përhapur atë që Putin i cilësoi si pretendime të rrejshme.

Javën e kaluar, raportet në media theksonin se në një dosje sekrete të inteligjencës, që u ishte dorëzuar Obamës dhe Trumpit, kishte informata të pahijshme dhe kompromituese, të mbledhura nga Rusia, për presidentin e zgjedhur, Donald Trump, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime si “lajme të rrejshme”.

Mëtutje, duke folur sot në një konferencë për gazetarë në Moskë, Putin e ka hedhur poshtë dosjen me aktivitetet e dyshuara seksuale të Trumpit në një hotel në Moskë në vitin 2013, si “gënjeshtër” dhe i ka akuzuar ata që i urdhëruan ato se janë “më të këqinj se prostitutet”.

Putin ka shprehur shpresën e tij se Moska dhe Uashingtoni eventualisht mund t’i normalizojnë raportet e tyre të trazuara.

Më herët këtë muaj, agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, patën konkluduar se Putin kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike, me qëllim të shkatërrimit të demokracisë amerikane, t’i ndihmoj Trumpit dhe ta diskreditoj rivbalen e tij në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit të kaluar, Hillary Clinton.

Zoti Trump, i cili në postin e presidentit amerikan inaugurohet më 20 janar, ka thënë se synon përmirësimin e raporteve me Moskën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat