Nipi i ish-presidentit Basescu burgoset me akuzën për ushtrim influence

Evropë

Nipi i ish-presidentit Basescu burgoset me akuzën për ushtrim influence

Më: 17 janar 2017 Në ora: 19:12
Dragos Basescu

Dragos Basescu, nipi i ish-presidentit, Traian Basescu, u dënua sot nga Gjykata e Bukureshtit me dy vite e gjashtë muaj burg, në një çështje ku akuzohet nga Drejtoria Kombëtare Antikorrupsion (DNA) për ushtrim influence.

Vendimi i Gjykatës nuk është përfundimtar, ai mund të apelohet.

Ndërkohë, sipërmarrësi Ciprian Nistor, gjithashtu i përfshirë në këtë çështje, është dënuar me burgim për bashkëpunim në trafikun e influencës.

Sipas DNA-së, më 13 mars 2014, Dragos Basescu përfitonte 500 000 euro nga Ciprian Nistori  për të zgjidhur një çështje për sipërmarrësin Sandu Staicu, i cili nuk duhet të arrestohej, dhe do të merrte edhe 500 000 euro të tjera nëse çështja mbyllej në favor.

Që të arrinte këtë përfitim, Dragos Basescu la të mendohej se kishte influencë mbi trupin gjyqësor të çështjes dhe premtoi se do të ndërhynte për këtë çështje.

Meqënëse sipërmarrësi iu shpreh të dyve se nuk ishte në gjendje paguante këtë shumë të madhe dhe se nuk donte të bënte këtë ndërhyrje, Dragos Basescu i premtoi një kontratë fiktive konsultimi sipas të cilës ai do të paguante shumën e një milion eurove për një periudhë dyvjeçare, në varësi të zhvillimit të dosjes.

“Për të mos ngritur dyshime kjo kontratë ishte nënshkruar me një kompani konsultimi ndërkombëtare”, thanë prokurorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat