Operacion anti-terror në Stamboll, 5 të arrestuar, njëri kamikaz!

Evropë

Operacion anti-terror në Stamboll, 5 të arrestuar, njëri kamikaz!

Më: 19 janar 2017 Në ora: 09:43
Foto nga operacioni antiterrorizëm në rajonin Okmeydan të Stambollit

Gjatë operacionit antiterrorizëm në rajonin Okmeydan të Stambollit janë ndaluar 5 persona.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se ekipet e Drejtorisë së Antiterrorizmit, forcat e operacioneve speciale dhe të sigurisë publike në orët e mbrëmjes kanë kryer operacion në ndërtesën e quajtur Federacioni Rinor e cila operon nën drejtimin e organizatës terroriste DHKP/C, raporton AA.

Forcat e sigurisë kanë hyrë në ndërtesë duke thyer dyert e çelikta dhe kanë ndaluar 5 persona.

Ndërsa njoftohet se ka dyshime se njëri prej personave të dyshuar mund të jetë kamikaz.

Nga kontrolli i ushtruar u sekuestruan një sërë materialesh.

Personat e dyshuar të cilët janë ndaluar u dërguan në Spitalin Haseki për kontroll mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat