Rumen Radev bën betimin si presidenti i ri i Bullgarisë

Evropë

Rumen Radev bën betimin si presidenti i ri i Bullgarisë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:25
Presidenti i ri bullgar, Rumen Radev

Presidenti i ri bullgar, Rumen Radev u betua sot në parlamentin e vendit para marrjes zyrtarisht të postit të kreut të shtetit.

Radev, 53 vjeç, kandidoi me mbështetjen e Partisë Socialiste bullgare dhe mposhti rivalin e mbështetur nga Partia Konservatore që atëherë ishte në pushtet, GERB, në një balotazh zgjedhor, më 13 nëntor.

Ai zëvendësoi Rosen Plevenliev të partisë GERB, i cili nuk pranoi të kërkonte rizgjedhje.

Triumfi i Radevit shkaktoi rënien e qeverisë dhe, duke qenë se nuk ka një koalicion të ri, Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Një ish-gjeneral i forcave ajrore, Radev shihet më shumë miqësor ndaj Rusisë nga paraardhësi i tij, i cili ishte fuqimisht properëndimor.

Bullgaria është pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat