Merkel pret të hënën Fillonin, shmang Le Penin

Evropë

Merkel pret të hënën Fillonin, shmang Le Penin

Më: 20 janar 2017 Në ora: 23:46
Angela Merkel dhe François Fillon

Angela Merkel do të presë të hënën në Berlin kandidatin e së djathtës për presidencialet franceze, François Fillon, por përjashton çdo formë takimi me Marine Le Pen, lideren e ekstremit të djathtë, që mundet të renditet në krye në raundin e parë të zgjedhjeve sipas një sondazhi.

”Takimi mes kancelares gjermane dhe kandidatit të republikanëve është parashikuar me dyer të mbyllura në mesditën e së hënës”, sipas zëdhënësit të Merkel, Steffen Seibert duke u shprehur gjatë një konference të rregullt për shtyp.

Ai theksoi se takimi me kandidatë për presidencialet franceze ishte një procedurë mjaft standarde duke përmendur shembullin e 2007 periudhë kur Merkel u takua me kandidatët e së djathtës dhe të majtës, Nicolas Sarkozy dhe Segolene Royal.

Megjithatë, kancelarja konservatore nuk ka aspak qëllim të takohet me lideren e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat