16 të vdekur dhe 39 të plagosur pas një aksidenti rrugor

Evropë

16 të vdekur dhe 39 të plagosur pas një aksidenti rrugor

Më: 21 janar 2017 Në ora: 08:42
Tragjedia, Itali

(E plotësuar) - Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje vonë, kur një autobus u përplas dhe mori flakë në Italinë Veriore, njoftuan sot zyrtarë të zjarrfikësve.

”Autobusi, i cili udhëtonte në itinerarin Francë-Hungari, u përplas pak para mesnate në autostradën A4, pranë qytetit të Veronës”, tha agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

”Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin studentë hungarezë”, shtoi ajo.

Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve të Veronës.

Tragjedi në Itali/ Autobusi përfshihet nga flakët, të paktën 16 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën A4 në Verona, Itali, ku një autobus është përfshirë nga flakët gjatë natës duke u marrë jetën të paktën 16 personave. 

Bëhet e ditur se autobusi ishte nisur nga Hungaria, ndërsa në Verona është përplasur me këmbën e një ure. Në mjet ishin duke udhëtuar 55 persona, shumica të rinj. Të plagosurit janë shtruar me urgjencë, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Image

Siç njoftojnë mediat italiane, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhjetëra forca policie e zjarrfikës që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Tani po hetohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat