Grushti i shtetit, 400 urdhër arreste në Turqi

Evropë

Grushti i shtetit, 400 urdhër arreste në Turqi

Më: 21 janar 2017 Në ora: 21:14
Policia turke, foto ilustruese

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër arreste për më shumë se 400 persona, duke përfshirë edhe oficerë të sigurisë, në 48 provinca në të gjithë vendin. Urdhër arresti është dhënë në vijim të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit në korrik të vitit të kaluar.

Ata janë duke u kërkuar edhe me dyshimin se kanë përdorur Bylock një aplikacion inteligjent që kodon mesazhet dhe që qeveria thotë se është përdorur nga rrjeti i Fetullah Gylen, i cili pretendohet se ka orkestruar grushtin e shtetit, transmeton Haberturk.

Gylen, një klerik me bazë së SHBA që ka jetuar në mërgim që nga viti 1999 ka mohuar akuzën dhe ka dënuar grushtin e shtetit.

Në një lidhje me tentativën e grushtetit Turqia ka burgosur rreth 40,000 njerëz në pritje të gjykimit dhe ka pezulluar apo hedhur poshtë më shumë se 100,000 punonjës të ushtrisë, gjyqësorit dhe shërbimeve publike.

Në mesin e të dyshuarve ishin 123 ushtarë nga marina dhe 187 oficerë të sigurisë.

12 persona janë arrestuar deri më tani në operacionet e përqendruara në Ankara dhe Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat