Adams: Me Brexit rrezikohet paqja në Irlandën e Veriut

Evropë

Adams: Me Brexit rrezikohet paqja në Irlandën e Veriut

Më: 21 janar 2017 Në ora: 23:51
Gerry Adams, president i “Sinn Fein”

Brexit dhe dalja e Irlandës së Veriut nga Bashkimi Evropian do të shkatërrojnë marrëveshjen e paqes të së premtes së shenjtë, që në vitin 1998 i dha fund konfliktit të Ulsterit, deklaroi sot në Dublin lideri historik i katolikëve irlandezoveriorë, Gerry Adams, president i “Sinn Fein”.

Duke ndërhyrë në një konferencë mbi Irlandën e Bashkuar, Adams nuk ka shpjeguar se cilat do të jenë saktësisht pasojat mbi marrëveshjen e së premtes së shenjtë.

Sipas presidentit të “Sinn Fein”, Irlanda e Veriut duhet të përfitojë një status të veçantë nga 27 vendet e BE-së pas Brexit, që kjo të mos ketë pasoja mbi marrëveshjen kushtetuese që i jep Ulsterit statusin e të qenurit pjesë e Britanisë së Madhe.

Sipas Adams, “synimi i qeverisë britanike për të nxjerrë Veriun nga BE-ja, pavarësisht vullnetit të popullit për të qëndruar, është një veprim armiqësor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat