Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Evropë

Steinmeier: Gjermania të përgatitet për kohë të trazuara gjatë presidencës Trump

Më: 23 janar 2017 Në ora: 08:26
Frank-Walter Steinmeier

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, thotë se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për kohë “të trazuara” gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkrim të tij të djeshëm në gazetën gjermane, Bild, zoti Steinmeier tha se megjithqë Gjermania duhet të përgatitet për “paparikueshmëri dhe paqartësi” me administratën Trump, ai beson se Berlini do të gjejë “dëgjues të kujdesshëm” në Uashington, të cilë e dinë se edhe “vendeve të mëdha u duhen partnerët në këtë botë”.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trump e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të migrantëëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikoj të gjej kompromis me Trumpin, në çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatitiet për “udhëtim të ashpër” me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Evropa do të dëshiroj të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump i zhvillon praktikat protekcioniste tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të brengosur me deklarimet epresidentit Trump për NATO-n, se është e “vjetëruar” dhe e ka kritikuar aleancën se uk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se “NATO-ja nuk është marrëveshje biznesore dhe se ju nuk mund ta bleni besimin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat