Kandidati për president të Francës: Evropa ka nevojë për një aleancë të re ushtarake

Evropë

Kandidati për president të Francës: Evropa ka nevojë për një aleancë të re ushtarake

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

I shqetësuar me orientimin e qeverisë së re të SHBA-së, kandidati për president të Francës, Francois Fillon, dëshiron një aleancë të re ushtarake në Evropë për, siç ka thënë ai, mbrojtur kontinentin dhe luftuar ekstremizmin islamik.

Fillon shpalosi këtë plan gjatë një interviste me gazetën e përditshme franceze “Le Monde” dhe atë gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, para një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, i cili do të mbahet sot në Berlin.

Fillon e ka akuzuar SHBA-në se e ka përkeqësuar kërcënimin e ekstremizmit islamik. Ai ka thënë se presidenti Donald Trump ka një diskurs agresiv që duhet bëjë Evropën që ta njohë veten.

Ai, megjithatë, nuk e ka shpjeguar se si do të funksiononte aleanca e re me NATO-n, të cilën Trumpi e ka quajtur të vjetërsuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat